Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Interes maksimal, biletat avullojnë për një orë për Barcelona-Real Madrid

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha biletat për takimin e parë gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë shitur të gjitha.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër në orën 20:00 në stadium “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite dhe në shitje kanë qenë 30 mijë bileta, të cilat janë shitur të gjitha.

Sipas njoftimit të Federatës Spanjolle, të 30 mijë biletat janë shitur në harkun e një ore, çka tregon se interesi në Arabi për “Klasiken” e futbollit spanjoll është shumë i madh.

Sipas mediave spanjolle, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka lejuar që vetëm 30 mijë tifozë ta ndjekin takimin në stadium.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Zv.trajneri Xhafa: Nervozizmi u shtua teksa ndeshja nuk…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Niko Kovac jep verdiktin PËRFUNDIMTAR për Lewandowskin

Sadik.Autor

DUELI NË CHAMPIONS/ Man United-Juventus dhe një histori me Zidane në “Old Trafford”

Isa.Autor

Leave a Comment