Futboll Premier League Sport

RAPORTI I “KPMG”/ 537 milionë sterlina, vjen parakalimi historik i Manchester City-t në Angli

Të ardhurat e Manchester United kanë rënë mbrapa atyre të Manchester City për herë të parë në histori.

Të ardhurat e City-t kanë tejkaluar ato të kushërinjve për më shumë se 73 milionë sterlina sezonin e kaluar.

Pep Guardiola ka udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të tretë në Premier League në katër vite në sezonin 2020/21 dhe në finalen e Champions League.

Këto kanë qenë arsyet kryesore për të ardhurat rekord të City-t prej 537 milionë sterlinash sezonin e kaluar, rreth 17% më shumë në krahasim me 12 muajt e mëparshëm.

Një shumë që ka lënë mbrapa 464 milionë sterlinat e arkëtuara nga Manchester United.

Raporti është publikuar nga KPMG, siç ka bërë të ditur The Sun.

Related posts

Monaco nuk heq dorë nga Kean, por Juventusi kërkon shumë

Isa.Autor

E FUNDIT/ Dhuna në Kastrioti- Skënderbeu, disiplina jep dënimin

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Teuta nuk e lëshon “fronin”, Partizani ngjitet i dyti. Ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment