Futboll Sport

MBI TË ARDHMEN E “FARAONIT” SALAH/ Klopp: Këto intervista janë të rrezikshme

Trajneri i LIverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë s e negociatat për rinovimin e kontratës së Mohamed Salah po shkojnë mirë.

Salah ka thënë këtë javë se “nuk po kërkoj asgjë të çmendur”, duke folur për negociatat me Liverpool-in.

“Këto intervista janë të rrezikshme”, ka thënë Klopp.

“Ne e dimë, unë e di, se Mo ka dëshirë të qëndrojë. Ne duam që ai të qëndrojë. Këtu jemi. Këto gjëra duan kohë, unë nuk mund ta ndryshoj.

“Ka shumë gjëra gjatë negociatave. Është një palë e tretë e përfshirë, menaxheri. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është një proces normal”.

Related posts

ELSEID HYSAJ: Ancelotti-RONALDO do të jetë një “LUFTË” e bukur që do e fitojë…

Isa.Autor

MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT NË GJU/ Mungon në finalen e Kupës së Spanjës ylli i Barcelonës…

Delo.autor

“JEP GJITHÇKA NË FUSHË”/ Nagelsmann: Ai është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar

Delo.autor

Leave a Comment