Futboll Seria A Sport

“E RËNDË, TË HUMBËSH VETËM 5 SEKONDA NGA FUNDI”/ Allegri: U duk sikur e ka shpikur djalli futbollin

Një Masimiliano Alegri më i zhgënjyer sesa dje vështirë se ishte parë në të gjithë aventurën e tij te Juventusi. Trajneri livornez kishte shpresuar që pavarësisht mungesave të mëdha ta kishte dërguar ndeshjen të paktën deri te goditjet e penalltive dhe nga aty të priste verdiktin e finales së Superkupës së Italisë, por kur pa që vetëm 5 sekonda nga fundi të pësonte një gol të dhuruar nga lojtarët e tij, pa dyshim që zhgënjimi ishte shumë i madh, siç e treguan edhe fjalët e tij të zgjedhura me shumë kujdes:

“Për herë të parë në jetën time, këtë natë mendova për një sekondë se futbollin e kishte shpikur djalli, pasi një skenar më të rëndë sesa ky nuk mund të kishte.

Të humbësh kur kishin mbetur vetëm 5 sekonda nga fundi djeg shumë. Ndonëse në të njëjtën kohë unë mendoj se kjo gjaknxehtësi që kjo disfatë na ka sjellë të gjithëve brenda nesh, të shpërthejë dhe të transformohet në diçka pozitive në vazhdim, për kampionatin, Kupën e Italisë dhe për rifillimin e Champions-it”.

Më pas, trajneri i Juventusit ndalet edhe te paraqitja e bërë në fushën e lojës, por e merr pak me ironi edhe gabimin e Aleks Sandros në fund:

“Mendoj se për paraqitjen nuk kam se çfarë t’i them askujt. Madje, jam shumë i kënaqur me të gjithë, me përjashtim të dy momenteve. Pashë agresivitetin e duhur, zgjuarsi në zgjedhjen e kohës së lojës dhe këto dy aspekte duhet të vazhdojmë t’i ruajmë edhe në vazhdimësi e t’i përmirësojmë.

Ajo që ndjej brenda meje është se dy golat i dhuruam. Penalltia nga De Shiljo mund dhe duhej të ishte shmangur, pasi janë situata loje që ndodhin rëndomtë.

Ndërsa në fund le të themi se Sandro mund të kishte zgjedhur ta mbronte më mirë atë top. Na kushtuan rëndë, por pavarësisht kësaj mos të harrojmë se kishim përballë Interin, skuadrën më të fortë dhe më të organizuar aktualisht në Itali, të cilën ne e bëmë jo pak të vuajë dhe të trembet për 120 minuta”, përfundoi trajneri 54-vjeçar.

Related posts

STATISTIKAT QË LARGUAN PANUCCIN/ Si erdhi fundi i një epoke të dështuar

Delo.autor

Chelsea bën gati ofertën BOMBASTIKE, për të “rrëmbyer” talentin e Juventus

Isa.Autor

“U IRRITOVA ME GUARDIOLAN”/ Mjeku historik i Bayernit: Pep më ndërhynte, thoshte se dinte gjithçka më mirë se unë

Delo.autor

Leave a Comment