Futboll Ligue 1 Sport

KLUBI PARISIEN NË VËSHTIRËSI/ Ja shuma e parave që i duhet PSG-së për…

170 milionë euro, kjo është shuma e parave që i duhet PSG-së për të pastruar llogaritë e saj. Sipas “Mediapart”, klubi parisien është ende në vështirësi për shkak të rregullave të “Fair Play-t” financiar. E ndërsa klubi pret që çështja të zgjidhet në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ekipi i Nasser Al-Khelaifi duhet të rregullojë numrat nëse do që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Dhe për të siguruar shumën e dëshiruar që duhet të arkëtohet në llogaritë e kompanisë, rruga më e shkurtër është shitja e njërit prej dy yjeve: Neymar ose Kylian Mbappe. Braziliani ka shkuar te PSG-ja për 222 milionë euro, ndërsa francezi ka lënë Monaco-n në formë huazimi me një shifër 180 milionë euro.

Kontrata me zyrën e turizmit të Katarit ka gjeneruar 145 milionë euro në vit por janë llogaritur vetëm 58 milionë (pothuajse 100 milionë janë reduktuar në vitin 2014). Gjithashtu UEFA ka njoftuar se nuk do të pranojë shtimin e sponsorizimeve nga Katari duke vendosur një limit për sponsorin gjeneral deri në 36 milionë vitin që vjen.

Nga një llogaritje, kuptojmë që ka një humbje prej 100 milionë eurosh në sezon, kështu pa shitur një nga lojtarët kryesorë, PSG-ja nuk do të ketë rrugëdalje dhe nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Për të dy lojtarët janë interesuar shumë ekipe duke përfshirë Real Madrid-in dhe Barcelonën, që janë në gjendje të firmosin kontrata “të kripura” duke qenë në rregull me rregullat e Fair Play-t financiar.

Related posts

U AFRUAN ME BUJË/ 3 nga blerjet e merkatos së Laçit nuk… “duken”

Delo.autor

QESHARAKE/ Plas GALLATA me “babain e vitit”, shtyn të birin portier, por nuk i beson syve kur…(VIDEO)

Isa.Autor

MOTI dhe kuotimi në BASTE: Gjendja prag-derbi. Ja koeficientet për Tirana-Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment