Futboll Seria A Sport

STATISTIKA/ Fitoi Superkupën e Italisë me Interin, Simone Inzaghi arrin rekordin e veçantë në karrierë

Interi mbrëmjen e djeshme ka arritur të fitojë Superkupën e Italisë, duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 në minutën e 120′ falë golit të Aleksis Sançez në frymën e fundit.

Ndeshja u luajt deri në shtesën 120 minutëshe teksa bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit kaluan në avantazh në fillim me Ueston Mekeni në minutën e 25′ dhe më pas ishte Lautaro Martinez ai që barazoi shifrat me penallti në minutën e 35′ të pjesës së parë.

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Simone Inzagi ka thyer një rekord teksa është bërë trajneri i cili ka mposhtur Juventusin më shumë herë në finalet e luajtura që nga viti 1929/1930.

Për trajnerin aktual të zikaltërve të tre fitoret ndaj “Zonjës së Vjetër” kanë ndodhur në Superkupën e Italisë.

Related posts

“SHPËRTHEN” NDAJ NËNËS SË DJALIT/ Mario Balotelli: Të ndalohet me ligj që gratë të bëjnë fëmijë vetëm për para

Delo.autor

MILAN-VERONA/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Caprari ndëshkon Milan-in me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea e pëson në fillim të pjesës së dytë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment