Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Të gjithë të izoluar në Fshatin Olimpik, pritet vendimi për tifozët

Organizatorët e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022” ende nuk kanë vendosur nëse do të lejojnë tifozët vendës të ndjekin nga afër këtë evento apo jo. Pandemia Covid-19 ka detyruar organizatorët të shtyjnë për disa ditë vendimin, ndërkohë që tifozët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Kinë. Në rast se do të ketë tifozë ata do të jenë vetëm fansa vendës. “Presim një përgjigje nga organizatorët”, thanë drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Ndërkohë, është vendosur që të gjithë sportistët, trajnerët, stafet e drejtuesit e delegacioneve olimpike të qëndrojnë të mbyllur në Fshatin Olimpik, pa patur mundësi të lëvizin. “Do të jetë një sistem i mbyllur, që do të thotë se të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë vullnetarët, zyrtarët dhe atletët do të jenë brenda zonës së sigurt, brenda çdo vendi dhe infrastrukturës shoqëruese”, thanë organizatorët, që shtuan se do të ketë çdo ditë teste anti-Covid.

Related posts

NUK DËSHIRON TË DËGJOJË KRITIKA PËR SHKODRANIN/ Reja elozhe Hysajt para italianëve: Ndër më të mirët mes atyre që…

Delo.autor

UEFA CONFERENCE LEAGUE/ Egnatia & Dinamo City luajnë nesër duelet vendimtare të turit të tretë

F.autor

“ISHTE ULUR PËRBALLË MEJE DHE…”/ Legjenda Cana rrëfen si njohu bashkëshorten dhe vendimin për tu martuar me të

Delo.autor

Leave a Comment