Bundesliga Futboll Sport

KA THYER REKORD PAS REKORDI KËTË SEZON/ Lewandowski shpallet lojtari më i mirë i Bundesligas. Ja cilët la pas

Pasi u shpall tetë herë lojtari më i mirë i muajit, “Bundesliga.de” vendosi t’i japë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit në Gjermani Robert Levandovskit. Për faqen zyrtare të kampionatit nuk kishte asnjë dyshim. Polaku është më i mirë se kushdo tjetër. Një sezon perfekt i tij, i cili ka nisur që në gushtin e kaluar.

31-vjeçari ka thyer rekord pas rekordi në këtë sezon. Ai ishte lojtari i parë që shënon në 11 ndeshje radhazi në kampionat. Në atë kohë Leva ishte në kuotën e 16 golave. Pas golit në Dyseldorf, Robert u bë lojtari që i kishte shënuar të gjitha skuadrave në kampionatin gjerman. Loja e fortë, pozicionimi dhe teknika e lartë e bënë numrin 9 të Bajernit një lojtar të kompletuar. Gjatë karrierës së tij, Leva vetëm është përmirësuar.

Ai u bë një “killer” edhe nga pika e bardhë e 11-metërshit. Në këtë sezon ai ka treguar se është “sigurimi i jetës” për 30 herë kampionët e Bundesligës. Në ndeshjet e vështira, polaku ishte shpeshherë shpëtimtari i skuadrës me golat e tij, të cilët vinin gjithmonë në kohën e duhur.

Në Bremen, ai shënoi duke i dhënë skuadrës titullin e tetë radhazi. Por, tani 31- vjeçari rreshtoi edhe titullin e tij personal si lojtari më i mirë i sezonit. Lista e kandidatëve për të fituar ishte e mbushur me lojtarë si Sanço, Haland, Gnabri, Verner, Harit dhe Haverc. Pra, konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, ashtu si dhe vendimi për ta shpallur polakun më të mirin.

Related posts

XHAKA NUK PRANON TË VAKSINOHET/ Tifozët e Zvicrës “masakrojnë” pasi del me Covi-19. Reagon Federata…

Delo.autor

NUK NDODH PREJ 14 VITESH/ Interi arrin statistikën e veçantë për të dytën herë në histori

Delo.autor

Spanjë-Rusi, spanjollët s’dinë të humbasin ndaj rusëve

Sadik.Autor

Leave a Comment