Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET REBIC TEK MILAN/ Kroati, për herë të parë titullar nga muaji tetor

Më në fund, Ante Rebic. Një nga lajmet e mira për Milanin, në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Genoa, është padyshim ai i rikthimit nga minuta e parë i kroatit, i cili nuk ka startuar që nga tetori i kaluar. Do të jetë në dorën e tij, së bashku me Maldinin dhe Saelemaekers, të mbështesin majën e sulmit kuqezi, Giroud, për të shkuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Milani, ka zbuluar sot në mëngjes gazeta ‘L’Arena’, menjëherë pas dëmtimit të Simon Kjaer i ka dërguar Hellas Verona një ofertë prej 8 milionë eurosh për mbrojtësin Nicolò Casale. Përgjigjja ka qenë negative nga klubi në pronësi të Settit, i cili planifikon ta mbajë lojtarin të paktën deri në fund të këtij sezoni dhe më pas, në çdo rast ta shesë në verë për një shifër më të lartë.

Related posts

ARSYET E KRIZËS TEK JUVENTUS/ Ronaldo dhe Morata janë në rënie, Artur u mungon të gjithëve. Humbja me Porton…

Delo.autor

NERVOZOHET MOURINHO/ Ylli i Man Unitedit kalon tek ARSENALI si lojtar i lirë

Isa.Autor

JUVENTUS-MILAN/ Plas lufta para ndeshjes, Presidenti Agnelli acarohet keq me Elliott. Ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment