Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEN” NJË DEKLARATË/ Bosi i Fiorentinës: Milan dhe Inter fryhen me para borxh, Juventus janë bij kur*ve

Presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso, ka shpërthyer në deklaratën e tij të fundit, lidhur me realitetin ekonomik me të cilin mbijeton Seria A, duke shprehur fjalë shumë të rënda ndaj Juventusit, Milanit e Interit.

“Juventusi është i kuotuar në bursën e Milanos. Vlera e aksioneve të tyre ka rënë 3 herë pas akuzave për plusvalenca, por ato vazhdojnë të kenë me vete aksionarët e tjerë. Me humbjet e pësuara, nëse diçka e tillë do të kishte ndodhur në Amerikë, këta ‘motherfuckers’ (bij k…) do t’i kishin dërguar në gjyq.”

“Më thoni se çfarë ka bërë Andrea Anjeli deri më sot?! Ndoshta gjyshi i tij po, pasi edhe respektin e sotëm e meriton falë tij… Por, nuk është se janë më mirë Milani e Interi. Ai Gordon Singer i ‘Elliott’ që drejton kuqezinjtë apo edhe ai çunaku Zhang i ‘Suningut’ fryhen duke përdorur paratë e të tjerëve. Unë te Fiorentina dua financa të shëndosha dhe kjo është fija ime e logjikës në biznes”, deklaroi Komiso.

Related posts

Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak

Isa.Autor

DUAN TITULLIN ME ANCELOTTIN/ Napoli “blindon” golashënuesin

Isa.Autor

“RONALDO I MBARUAR? LLAFE KAFESH”/ Ish-përgatitësi i CR7: E çuditshme si e hedhin poshtë…

Delo.autor

Leave a Comment