Futboll Sport

“FRANCE FOOTBALL”/ Lë pas Mbappe, Benzema merr çmimin prestigjioz në Francë (FOTO)

Karim Benzema është shpallur lojtari më i miri i vitit në Francë. Ka qenë revista franceze “France Football” që i ka dhënë këtë çmim sulmuesit të Realit të Madridit.

Në këtë mënyrë edhe veterani i Realit e ka fituar një çmim pas zhgënjimit me “Topin e Artë” apo “Lojtarin e Vitit” të FIFA-s. Karim Benzema ka bërë një sezon të shkëlqyer me Realin e Madridit, teksa dhe në sezonin aktual është pa diskutim figura kryesore e “Los Blancos” me 23 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.

Për të fituar çmimin si “Lojtari i Vitit” në Francë, Karim Benzema ka mundur konkurrencën e yllit të Paris SG-së, Kilië Mbape, dhe të mesfushorit të Çelsit, Ngolo Kante. Kjo është hera e pestë në karrierën e tij, që Benzema vlerësohet si lojtari më i mirë i vitit në Francë.

Related posts

Xherdan Shaqiri shokon Stoke Cityn me këtë deklaratë…

Sadik.Autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË NË DERBI/ Një ish i Tiranës iu vetofrua Partizanit për stolin

Delo.autor

SPALLETTI E GRUMBULLOI ISH-KAPITENIN E INTERIT/ Tifozeria “shpërthen”: Icardi zhduku…

Delo.autor

Leave a Comment