Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË TIRANA-VLLAZNIA/ Tifozët hapin fikëset e zjarrit dhe thyhen stola Dështon ”prova” para syve të UEFA-s (VIDEO)

Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, por gjithçka ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit,

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Trianës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas kombinimeve fantastike, ylli Insigne ndëshkon Turqinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Fabregas nuk e ndjen mungesën në Botëror, shijon pushimet me partneren seksi (FOTO)

Sadik.Autor

DHUNË DHE PËRLESHJE/ Kaos në BRAZIL: Stadiumi kthehet në SHESH LUFTE (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment