Futboll La Liga Sport

“KËSHTU NUK MUND TA FITOJMË CHAMPIONSIN”/ Pique: Duhet të punojmë për të qenë favoritë, por…

Xherard Pike bën paqe me presidentin Bartomeu dhe thotë se skuadra duhet t’i bëjë gjërat si duhet në fushën e lojës. Mbrojtësi katalanas e pranon se Barcelona nuk është favorite në Champions, por thotë se ka shanse për të triumfuar.

“San Paolo”- “Është hera e parë që luajmë në një stadium special dhe historik. Kur je futbollist, dëshiron që të luash në shumë stadiume të ndryshme. Napoli është përmirësuar shumë në javët e fundit dhe na pret një ndeshje e komplikuar. Duhet të jemi të vëmendshëm”.

Kriza– “Duhet të bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme, por ne duhet të mendojmë për futbollin. Rezultatet janë gjithmonë të lidhura me drejtuesit. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë, sepse në të kundërtën fillojnë sulmet. Kjo ndeshje është shumë rëndësishme”.

Mesi– “Është e vërtetë që me këtë ritëm nuk mund ta fitojmë Champions-in. Duhet të punojmë për të qenë favoritë, por ndoshta duke mos pasur presion kemi më shumë mundësi për të shkuar deri në fund. Duhet të punojmë pak nga pak”.

Polemikat– “Nuk mund të them se nuk u shqetësova, por në fund të fundit rrjetet sociale të tilla janë. Nuk do të jetë hera e parë, as e fundit. I respektoj shpjegimet që na dha presidenti dhe i besoj ato që tha. Kur patëm takimin ishte shumë i zhgënjyer dhe i prekur”.

Eliminimet– “Nuk do t’i harrojmë kurrë ndeshjet në Romë dhe në Liverpul. Por nga ato humbje sigurisht që mund të mësojmë. Jam i sigurt që do t’i bëjmë gjërat më mirë”.

Related posts

Frank Lampard nis karrierën si trajner, firmos në Championship

Sadik.Autor

U LARGUA NGA “ZIKALTËRIT” KËTË VERË/ Ja çfarë goli shënon Perisic me Bayern (VIDEO)

Delo.autor

U ARRESTUA PËR PËRNDJEKJE NDAJ ISH-GRUAS/ Gjykata jep masën e sigurisë për Klodian Duro, ja dënimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment