Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇUDIA PAS TIRANA-VLLAZNIA/ Policia desh të shoqëronte tifozin por e la se ishte shumë i dehur (VIDEO)

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në stadiumin “Air Albania” është shoqëruar me disa incidente në tribuna nga tifozë të të dy skuadrave. Por një i tillë është bërë protagonist edhe pas përfundimit të takimit.

Në këtë video të siguruar nga “Panorama Sport”, shihet teksa tifozi në fjalë u bënte rezistencë policëve dhe stjuardëve në ambientet e parkingut nëntokësor të ”Air Albania”. Policia tentoi ta shoqëronte atë në komisariat pasi hasi disa herë në kundërshtimin e tij pasi po prishte qetësinë publike.

Por pas disa minutash tentativa, ata e lanë tifozin të largohej, duke hequr dorë pasi panë se gjithçka po ndodhte pasi ai ishte nën efektet e alkoolit dhe vetëm kështu tifozi në fjalë u qetësua disi dhe u largua nga ambientet e stadiumit.

Related posts

RONALDON JO TË GJITHË E DUAN NË MANCHESTER/ Shikoni çfarë i ndodhi gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares realizon SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester City-Sheffield. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment