Futboll Seria A Sport

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike. Inter dhe Atalanta ndajnë pikët, “asist” për Milanin

Atalanta dhe Inter janë ndarë në barazim pa gola (0-0) në një ndeshje që ka parë si njërin ekip, ashtu edhe tjetri, kërkues të fitores.

Por, si për pritjet e portierëve, ashtu edhe për pasaktësitë e sulmuesve, ka ardhur barazimi që ndan pikët për dy ekipet që kanë edhe sulmet më të mira në Serie A.

Per Interin rastet me te mira ishin per Dzeko dhe D’Ambrosio, ndersa Muriel shperdoroi per bergamasket, ashtu si edhe Pessina e Pasalic.

Një barazim ky që i jep asist Milanit të rikuperojë terren, por gjithashtu edhe Napolit të afrohet. Kuqezinjtë janë 2 pikë larg Interit dhe nëser nëse fitojnë ndaj Spezias mund të kapin kreun, duke ditur dhe se skuadra e Inzaghit ka një ndeshje më pak, atë në Bolonjë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Objektivi i Juventus nuk fal, Wolves në avantazh ndaj Olympiacos (VIDEO)

Delo.autor

“EFEKTI ANCELOTTI”/ Mposht Udinesen, Napoli nis gjurmimin e Juves në krye

Isa.Autor

Voller mbi deklaratën e Ozil: Më shumë se gjysma ishte budallallëk

Isa.Autor

Leave a Comment