Futboll La Liga Sport

“MARCELO ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Perez nuk ka dyshime: Modric meriton përsëri “Topin e Artë”

Florentino Perez e ka cilësuar si një sinjal shumë të mirë fitoren e Superkupës së Spanjës nga Real Madrid. Numri 1 i klubit madrilen ka folur pas suksesit në finale kundër Atletikos, duke u ndalur te paraqitja e skuadrës, por edhe të ato individuale të futbollistëve të ndryshëm, i fokusuar sidomos te “veteranët”.

“Ishte një finale tipike. Të dy skuadrat deshëm ta fitonim. Përgëzoj edhe Atletik Bilbao gjithashtu, pasi ka bërë një ndeshje të mirë.

Ky titull do të thotë shumë për ne. Kemi bërë disa ndryshime dhe kjo është një epokë e re, me një trajner të ri. Kemi ndryshuar mbrojtjen dhe po na jep rezultate shumë të mira. Jemi të lumtur dhe optimistë për ecurinë që kemi.

Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Nëse i vërshëllyen këto penallti, do të thotë se ishin.

Marcelo? Ai është një i madh, një legjendë. Mirënjohja ndaj tij është e qartë. Lumturohem që tifozët i dhanë këtë ovacion.

Kurtua dhe Modriç janë në rolet e tyre, më të mirët në botë. Modriç është në një formë për t’ia pasur zili, i denjë për të fituar një tjetër “Top të Artë”.

Ne na kanë mësuar që kur ishim shumë të vegjël që të fitojmë gjithçka. Mbush 60 vite tani si anëtar i Madridit. Unë punoj në rrugën që na ka mësuar Santiago Bernabeu. Real Madrid është universal. Madridizmi është i pranishëm në çdo anë të botës. Ky është klubi me më shumë tifozë në botë”, tha presidenti i Realit.

Related posts

DRAMATIKE/ Vllaznia në “vend-numëro”, shkodranët rrezikojnë seriozisht që këtë sezon…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Katastrofë për Kukësin, 6 mungesa kundër Skënderbeut

Delo.autor

ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment