Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Klubi i Serisë A “vatër” infektimesh, ndeshja ndaj Interit në rrezik të madh

Klubi i Venecias po përballet me infektime masive me COVID-19.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset” janë disa persona që janë identifikuar pozitiv në orët e fundit me SARS-COV-2 dhe se ndeshja ndaj Interit pasditen e së shtunës është në rrezik të madh.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar sa të janë infektuar, por klubi venecian aktualisht ka 5 lojtarë pozitiv me Koronavirus, që do të thotë nëse rezultojnë edhe 4 të tjerë sfida kundër Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të shtyhet.

Protokolli i Serisë A lejon që takimet do të luhen deri në 8 persona pozitiv, por nëse ky numër shkon në 9 atëherë ndeshjet nuk do të munden të zhvillohen

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Titullari i Vllaznisë drejt firmës së kontratës me Dinamon, ja emri…

Delo.autor

PARTIZANI “mes” protestës së studentëve/ JUVENTUS dhe INTER bëjnë “paqe” para derbit

Isa.Autor

PRITET FIRMA DHE PREZANTIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES/ Zbuloni prapaskenat se si De Biasi bindi Edy Rejan

Delo.autor

Leave a Comment