Futboll Premier League Sport

MOMENTE FRIKE/ Grabitësit hyn në shtëpinë e lojtarit të Manchester United, bashkëshortja dhe fëmijët ishin brenda

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur mbrojtësit të Mançester Junajtid, Viktor Lindelof, të cilit i kishin hyrë grabitësit në shtëpi, ndërkohë që ai luante në transfertë kundër Brentford.

Por gjëja më e frikshme ishte se bashkëshortja dhe fëmijët e lojtarit ishin brenda në shtëpi. Maja Nilson Lindelof dëgjoi zhurmën se dikush po përpiqej të hynte në shtëpinë e saj me forcë dhe mori menjëherë fëmijët e saj dhe u kyçën në një dhomë.

“Gjatë sfidës së Viktor këtë të mërkurë, në shtëpinë tonë në Mançester hynë për të na grabitur. Unë isha vetëm me dy fëmijët e mi por ne arritëm të fshiheshim dhe të kyçeshim në një dhomë përpara se ata të hynin. Në jemi mirë dhe nën kujdes, por ishte një moment traumatik dhe i frikshëm për mua dhe fëmijët e mi. Ne tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë me familjen” shkruante bashkëshortja e Lindelof.

Kjo është ngjarja e dytë në disa javë që prek një futbollist në Mançester. Në dhjetor, mbrojtësi i Mançester Sitit, Zhoao Kanselo, u sulmua në shtëpinë e tij gjatë një grabitje përpara familjes së tij.

Related posts

ZYRTARE/ Tashmë nuk ka më dyshime, Barcelona kurorëzon ëndrrën e madhe të merkatos

F.autor

“MACJA E ZEZË”/ Kukësit i kthehet makthi i Laçit, mundet dhe i “dorëzon” titullin Tiranës

Delo.autor

“GJITHMONË LUAN PËR…”/ Flet legjenda Zibi Boniek: Ky Juventus është marsian, por i imi fitoi dhe në…

Delo.autor

Leave a Comment