Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Rezultoi dështim te Vllaznia, sulmuesi 29-vjeçar transferohet te skuadra e…

U transferua me buje nga maqedonasit e Borec drejt Vllaznisë, në janarin e vitit 2020, por futbollisti Simon Hristov rezultoi një zhgënjim te shkodranët duke mos lënë asnjë gjurmë.

Pas aventurës të dështuar te klubi kuqeblu, Hristov u transferua te Tikves, ndërkohë që së fundmi është bërë pjesë e maqedonasve të Rabotniçkit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhekuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku bëri me dije se sulmuesi 29-vjeçar do të jetë pjesë e tyre.

Hristov ka një CV mjaft të pasur. Në Shqipëri ka qënë pjesë e Vllaznisë, ndërsa ka dhënë kontributin e tij me fanellën e Tikves, Euromilk, Egri, Vardar, Vardar Skopje, apo edhe Teteks Tetovo. Vlen të theksohet se Rabotniçki renditet në vendin e tetë në kampionat, me 22 pikë të grumbulluara.

Related posts

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit”, për fitoren e tretë radhazi sezonale. Ja statistikat…

Delo.autor

RONALDO BËN DEKLARATËN SHOKUESE/ Higuaini nuk e meritoi dënimin ai nuk bëri asgjë

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ SKËNDËRBEUT/ Tirana nxjerr në shitje biletat

F.autor

Leave a Comment