Futboll Seria A Sport

VLERËSIMI/ Paraqitja dinjitoze ndaj Romës, Kastriot Dermakun e mund vetëm super-Marashi

Marash Kumbulla konfirmon fjalët e mira të shprehura nga Murinjo, madje gjen edhe golin. Shqiptari bëri një ndeshje për notën 7.5, nëse nuk do të kishte qenë se në rastin e disavantazhit leçez, do të humbte Kalabrezin, ndonëse goli i shpëton sfidën dhe e mbyll me notën 6.5:

“Nuk komunikon me Ibanjezin në aksionin e golit të Leçes, por pas saj fusin në kafaz Olivierin dhe Kodën. Shqiptari i cili nuk kishte ndër mend të zhgënjente Murinjon pas faljeve publike gjen barazimin me kokë dhe i hap rrugën fitores së kryeqytetasve”.

DERMAKU 6 – Edhe për qendërmbrojtësin e Leçes, Kastriot Dermakun, elozhe nga media italiane, ndonëse nuk kuptohet pse zëvendësohet në fund të pjesës së parë.

“I vetmi që arriti të ndalonte me çdo mjet përbindëshin Abraham. Me bërryla e me forcë, shqiptari ishte ai që mbajti mbrojtjen puljeze gjallë, ndonëse në rastin e barazimit të Kumbullës nuk kishte se çfarë të bënte. Nuk rikthehet në fushë në pjesën e dytë dhe prapavija leçeze thjesht shkërmoqet nga Abraham”.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme në sfidën Gjermani-Hungari, realizohen dy gola për 1 minutë (VIDEO)

Delo.autor

Historia e pabesueshme/ Ja si u grumbullua mbrojtësi francez!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Beckham në telashe serioze, pasi theu kufizimet anti-Covid në Angli

Delo.autor

Leave a Comment