Futboll Sport

ZYRTARE / FSHF u jep fund dilemave, caktohet data e zgjedhjeve për President

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë fund dyshimeve rreth datës së Asamblesë Zgjedhore të vitit 2022 ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të këtij institucioni.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që data e Asamblesë Zgjedhore të jetë e mërkura e 2 marsit. Gjatë këtyre javëve do të përcaktohen delegatët e klubeve dhe shoqatave rajonale që do të marrin pjesë në zgjedhjet e këtij institucioni dhe ata më pas do të votojnë për strukturat drejtuese të tij.

Në Asamblenë e këtij viti do të ketë zgjedhjet për president dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe mund të ketë ndryshime statutore sicc ndodh zakonisht. Kandidatët për president në zgjedhje janë presidenti aktual, Armand Duka i cili kërkon mandatin e 6, si dhe gazetari Dritan Shakohoxha.

NJOFTIMI

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 21.01.2022 në bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-së, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që do të zhvillojë punimet më datë 02.03.2022, ora 10:00 në selinë e FSHF te “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komitetit të Ekzekutiv të FSHF përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve të Asamblesë.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Lotito ia del: Heq klauzolën në kontratën e Milinkovic-Savic

Isa.Autor

BOLOGNA-LAZIO/ Barrow dhuron spektakël, “Lacialët” pësojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

KROATI NXJERR  MLLEFIN/ Mesazhi i KALINICIT për Bonucci “tërbon” tifozët MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment