Futboll Kategoria Superiore Sport

KATËR HUMBJE RADHAZI PAS RIKTHIMIT/ Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Teutës. Humbja ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për teknikun shkodran, teksa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin për herë të dytë këtë sezon.

Vlen të theksohet se Martini u largua nga durrsakët në muajin nëntor, ku pas 3 ndeshjes pauze, ku stoli iu besua Renato Arapit, drejtuesit vendosën ta rikthenin sërish trajnerin që i shpalli kampion, por ky rikthim nuk rezultoi efektiv, pasi në 4 ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar 4 humbje, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.

Mbetet të mësohet me mjaft kuriozitet se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Martinin në stolin e kampionëve në fuqi të Superiores.

Related posts

MUNDËN PASTËR KAMZËN/ Çela: Fitorja ishte punë e Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Isa.Autor

Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

Isa.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Zbulohet arbitri që do vendosë drejtësi për super sfidën. Ja precedentët…

Delo.autor

Leave a Comment