Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Kukësit transferohet te skuadra austriake

Ish-futbollisti i Kukësit, Albin Gashi do të vijojë karrierën te skuadra e Horn në Austri. 25-vjeçari u prezantua ditën e sotme tek ekipi që militon në ligën e dytë, duke nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2023.

Gashi rikthehet kështu në futbollin austriak, pas aventurës prej 1 viti e gjysëm me verilindorët e Kukësit, ku regjistroi 30 ndeshje në kampionat dhe 2 në kualifikueset e Ligës së Europës.

Shqiptari është një produkt i akademisë së Rapidit, teksa në të kaluarën përveç Kukësit, është aktivizuar edhe me FAC, Den Bosh, si dhe Horn. Me këta të fundit Gashi pati një periudhë të suksesshme, ndaj edhe vendosi të rikthehej te kjo skuadrës.

Related posts

Sezoni më i errët për Tiranën, por mbyllet me KATER… kupa

Sadik.Autor

ANALIZA/ Në Itali dështoi, me Conten asnjë ndryshim nga Spalletti

Delo.autor

“NUK DUHET TË ISHE FARE KËTU”/ Tensione gjatë mbledhjes, Presidenti Lotitto përplaset keq me…

Delo.autor

Leave a Comment