Futboll

Igli Tare i revoltuar: Kampionati ka humbur besimin, sikur gjysmën e pikëve të mos na kishin marrë

Lazio ka surprizuar me ecurinë këtë sezon në “Seria A”, por sipas Igli Tares, drejtorit sportiv, klubi do të kishte një renditje shumë më të mirë nëse gjykimi do të ishte korrekt. I intervistuar nga “Corriere dello Sport” Tare nuk i ka kursyer kritikat për “VAR-in”.

“Na ka hequr minimumi 12 pikë. Sikur gjysmën mos të na kishte marrë, do ishim thuajse të kualifikuar në Champions. Kampionati ka humbur besimin. E kemi të vështirë të flasim për taktika, nuk është më futboll ky. Kur ngjitet, Lazion e godasin gjithmonë. Siç ndodhi të dielën: u shkaktua penallti ndaj Immobiles, por arbitri mendoi se ishte simulim”, u shpreh Tare.

 

Lazio renditet në vendin e katërt të Serisë A, me 53 pikë, një më shumë sesa Interi i vendit të pestë që ka 1 takim më pak.

Related posts

VDEKJA E YLLI MIHALIT/ Grezda kujton: Gjithmonë më thoshte fokusohu më shumë te futbolli, lëri vajzat

Delo.autor

“NA PËLQEN T´IA VËSHTIRËSOJMË VETES”/ Flet Solskjaer: Mund të kishim fituar lehtësisht, por…

Delo.autor

Pas publikimeve të shumta për manipulimin e ndeshjes, Inter reagon për herë të parë

Sadik.Autor

Leave a Comment