Të tjera

Novak Djokovic: Më duket vetja si një diletant

Humbja që në ndeshjen e parë në turneun Masters të Indian Wells ka krijuar mjaft dyshime në lidhje me të ardhmen e tenistit serb Novak Djokovic, që  nuk është në gjendje të fitojë një turne.

Shumë pak ndeshje të luajtura që prej korrikut të vitit të kaluar, një operacion i kryer në bërryl dhe shumë pikëpytje në lidhje me rikthimin si protagonist të një prej tenistëve që deri dy vite më parë fitonte gjithçka.

Zoti na vë gjithnjë përpara sfidave dhe nëse ndodh diçka në jetë, gjithnjë e ka një arsye. Në ndeshjen e fundit nuk isha shumë në formë, por isha i lumtur që rikthesha pas një periudhe të gjatë. Mendoj se kam nevojë për kohë për të rikuperuar 100%”, tha Djokovic.

Tenisti serb Novak Djokovic pas eliminimit

Duke analizuar humbjen në përballjen e fundit ndaj japonezit Taro Daniel, tenisti serb shton: “Ishte një nga ato ditët e këqija ku çdo gjë të shkon keq, pasi nuk arrija të gjeja ritmin e duhur.

Isha pak nervoz dhe bëra shumë gabime, duke mos qenë në asnjë moment i aftë të zotëroja lojën në fundin e fushës. Më duket e pashpjegueshme se përse ndodhën gjithë këto gabime, më dukej vetja si një diletant, sikur luaja për herë të parë një ndeshje si profesionist.

Gjithsesi, ky turne mbeti një test, pasi vetëm 6 javë më parë kreva operacionin. Ajo që shoh është se aktualisht, stërvitja është krejt ndryshe me ndeshjen, pasi luaja me frikën se mos dëmtohesha sërish”, tha Djokovic.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Alonso: I privilegjuar që jam sërish në pistë, mjaft talente nuk e kanë këtë shans

Delo.autor

MOTO GP/ Skuadra KTM shet motorët e garës për 250 mijë euro

Isa.Autor

ORGANIZATORËT MARRIN VENDIMIN/ Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Delo.autor

Leave a Comment