Futboll Sport

HARRUAN FLAMUJT NË HOTEL/ Gjyqtarët përdorin… jelekët reflektues! Ja pamjet që nuk duhen humbur (FOTO)

Pamje të rralla dhe qesharake vijnë nga ndeshja që u zhvillua mbrëmë mes Kilit e Argjentinës. Asistentët brazilianë Fabrisio Vilarinjo dhe Rodrigo Figueiredo u paraqitën në lojë pa flamujtë e tyre.

Foto1

Asistentët harruan mjetin e tyre kryesor të punës në hotel dhe për këtë arsye iu desh të përdornin zgjuarsinë për të rregulluar situatën e sikletshme.

 

Gjyqtarët “harruan” mjetin e punës duke përdorur jelekët reflektues në vend të flamujve të gjyqtarëve, por që iu kryen punë deri në fund të ndeshjes.

Kjo e enjte ishte një ndeshje kyçe për kilianët që humbën, u renditën në vendin e shtatë dhe komplikuan shanset e tyre për t’u rikthyer në një Botëror pas tetë vitesh, pas pjesëmarrjes në Brazil 2014. Të martën ata do të hakmerren në vizitën e tyre në Bolivi. Ndërsa Argjentina konsolidoi momentin e saj të mirë përtej mungesave si ajo e kapitenit të saj, Lionel Messi .

Related posts

FOTO/ Lumë golash në Serie A, mesatare e lartë për kampionatin italian

Q.Autor

Lici: Nëse Sukaj furnizohet si duhet, golat nuk do mungojnë…

Q.Autor

E FUNDIT/ REALI ofron NJË MAL ME PARA për sulmuesin e PSG-së

Isa.Autor

Leave a Comment