Futboll

Real nis bisedimet me klubet angleze për shitjen e Bale…

Real Madrid ka nisur bisedimet me tre klube për të shitur Gareth Bale gjatë merkatos së verës duke ia ofruar lojtarin Manchester United, Chelsea dhe Tottenham.

Ka disa muaj që flitet për rikthimin e uellsianit në Premier League. Manchester United është prej kohësh një nga klubet që admiron Bale dhe në verën e kaluar Jose Mourinho e pranoi dëshirën e tij për ta pasur lojtarin në “Old Trafford”. 28-vjeçari është penguar nga disa dëmtime të njëpasnjëshme në “Bernabeu” që kur u transferua në vitin 2013 për rreth 100 milionë euro.

Sipas “Diario Gol”, Real Madrid është në pritje të ofertës më të mirë për të shitur Bale në qershor dhe presidenti Florentino Perez është kontaktuar nga Manchester United, Chelsea dhe Tottenham. Me paràtë e shitjes së Bale, Real do të synojë të marrë Eden Hazard ose Harry Kane.

Gjigantët spanjoll kanë kontaktuar Chelsea dhe Tottenham për këta dy futbollistë, por gjithashtu po flasin me këto klube për mundësinë e transferimit të Bale. Vetë futbollisti do të preferonte të shkonte te United, sepse dëshiron të punojë me Mourinho, trajneri që e solli te Real Madrid.

Related posts

PËRJASHTON “OPSIONIN” GRIEZMANN NË VERË/ Ja objektivi i madh i Barcelonës për të përforcuar sulmin

Delo.autor

TRAGJEDIA EMILIANO SALAH/ Merret vendimi për njeriun që organizoi fluturimin

Delo.autor

GODITJE NË KOKË DHE NË SY/ Shikoni dëmtimin e frikshëm që pësoi sulmuesi i Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment