Futboll Shqipëri Sport

“TËRMET” TEK PARTIZANI/  Alban Hoxha ARRESTOHET pak ditë para derbit, DYSHOHET se ka…

Një lajm tronditës vjen në kampin e Partizanit, pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, që “demat” luajnë ndaj Tiranës.

Është portieri i ekipit, Alban Hoxha, që është arrestuar ditën e sotme nga policia, për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit, ai gjendet në një nga komisariatet e kryeqytetit.

Vetë 31-vjeçari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës.

Tashmë mbetet për t’u parë si do të shkojë kjo çështje në lidhje me gardianin e “demave”, që vetëm 2 ditë më parë festoi ditëlindjen, nëse do të jetë i gatshëm për Gegën në derbi.

Related posts

Vllaznia i përgjigjet Vucajt: Nuk të kemi asnjë detyrim financiar

Sadik.Autor

LËVDATA PËR “PLESHTIN”/ Suarez: Messi meriton më shumë trofe të Ligës së Kampionëve

Isa.Autor

Inter – Juventus, formacionet e mundshme në “Derbin  e Italisë”

Sadik.Autor

Leave a Comment