Futboll Seria A Sport

INZAGHI MERR LAJMIN E KEQ/ Sulmuesi “Zikaltër” nuk do të jetë i gatshëm ndaj Milan-it dhe Liverpool-it

Rikthimi i Hoakin Korreas, për të cilin shpresohej shumë të ishte në kohë për ndeshjen me Liverpulin, nuk do të jetë më i mundur.

Siç raporton “Corriere dello Sport” tërheqja në muskulin fleksor të kofshës së majtë që e detyroi të braktisë fushën pas vetëm dy minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Italisë me Empolin, do të ketë nevojë për më shumë kohë rikuperimi.

Stafi mjekësor i zikaltërve nuk dëshiron ta rrezikojë dhe ekzaminimet e fundit përcaktuan si afatin e mundshëm të rikthimit të 27-vjeçarit fundin e shkurtit.

Në këtë mënyrë, emri i “Tukut” do të mungojë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e parë me Liverpulin në 16 shkurt dhe tashmë shpresa e Simone Inzagit është që të paktën ta ketë në dispozicion për atë të kthimit më 8 mars, aq më tepër kur në të dyja sfidat italianëve do t’u duhet të bëjnë pa Barelën e pezulluar.

Related posts

DRAMË NË MOTOGP/ Aksidentohet rivali, Marquez fiton në xhiron e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Milani cakton “miqësoret e luksit”, ja datat kur kuqezinjtë do të zbresin në fushë

Isa.Autor

Hakerët godasin futbollin, i vjedhin Lazios 2 milionë eurot e fundit për De Vrijn

Sadik.Autor

Leave a Comment