Futboll Seria A Sport

“DOPIO” TRANSFERIM/ Tifozët e Totenhemit kundër dy ish-lojtarëve të Juventusit

Afrimi i Rodrigo Bentankurit dhe Dejan Kulusevskit në radhët e Totenhemit, ku do të gjejnë dy ish-juventinët Fabio Paratiçi dhe Antonio Konte, nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët e “Spurs”-ave.

Ultrasit londinezë kanë nisur një fushatë polemizimi për këto dy tratativa nga ana e drejtorit Paratiçi, duke parë edhe shpejtësinë me të cilën “Zonja e Vjetër” ka dashur që t’i largojë.

Duke ndjekur edhe kritikat e shumta që kanë vërshuar ndaj Bentankurit dhe Kulusevskit në dy sezonet e fundit, për tifozët e Totenhemit ato “janë dy blerje dhe dy futbollistë skarco”.

Këto akuza e kritika kanë vërshuar në uebsajtin e klubit, por tani i takon dy lojtarëve që të bindin tifozët.

Related posts

Seedorf: Ja pse Vinicius dhe Rodrygo nuk do të luajnë dot te Real Madridi…

Isa.Autor

Trajneri i KAMZËS nuk dorëzohet: Edhe Luftëtari shkoi në Europë, ju tregoj problemet e Plakut

Isa.Autor

Gol në ndeshjen Manchester United – Brighton

Q.Autor

Leave a Comment