Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIEM NË EKIP/ Liverpool me mision në Itali, në shënjestër ylli i Interit dhe i Juventusit. Ja emrat…

Liverpuli do të udhëtojë drejt Italisë, më ekzaktësisht drejt Milanos ku do të sfidojë Interin në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 16 shkurt.

Skuadra britanike nuk do të udhëtojë vetëm për të luajtur ndaj zikaltërve të Simone Inzagit në 1/8-at e Championsit, por me mision në merkato, ku synohen Milan Skriniar i Interit dhe Paulo Dibala i Juventusit.

Ky i fundit është në skadencë me “Zonjën e Vjetër” në muajin qershor, ndërsa sllovaku i zikaltërve ka një kontratë edhe për një vit e gjysmë.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por e sigurt Liverpuli nuk do të vijë vetëm për futboll, por edhe për “biznes”.

Related posts

ARSENAL-MANCHESTER UNITED/ “Topçinjtë” kalojnë avantazh, shënon Xhaka

Delo.autor

INTER NDRYSHON “LËKURË”/ “Zikaltërit” zbulojnë fanellën e re për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

Triumfi i Francës, një “homazh” edhe për Afrikën. Lojtarët kryesorë të “gjelave” kanë rrënjë afrikane

Sadik.Autor

Leave a Comment