Bundesliga Futboll Sport

“NAGELSMANN ËSHTË NJË MOTIVIM MË SHUMË”/ Sane: Bayern Munich është për Champions, ëndërroj…

Leroi Sane është duke lu ajtur për momentin futbollin që ai do. Driblime dhe gola për skuadrën e Bajernit që ka nisur të marshojë drejt titullit të 10-të radhazi në Bundesligë. Anësori i majtë tregon për “Kicker” ecurinë e deritanishme në kampionat dhe objektivat që ka ai në Mynih dhe me kombëtaren gjermane në Botërorin e ardhshëm.

MOMENTI MË I MIRË – “Mendoj që jam duke kaluar një formë të mirë, jam me fat që nuk kam pasur dëmtime. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar. Siguria që kam fituar më ka ndihmuar të shpreh më mirë aftësitë e mia”.

TITULLI – “Është herët për të folur për titullin edhe pse gjasat që ai të vijë në Mynih janë të mëdha. Kemi bërë hapa fals dhe pa to do të ishim në një pozitë më të mirë. Gjithsesi, do të jetë një garë e hapur dhe e fortë deri në fund pasi Borusia nuk ka ndër mend të dorëzohet që tani. Por gjithsesi kjo nuk na tremb, në ndeshjet e fundit kemi treguar se sa herë luajmë një ditë pas verdhezinjve, kemi arritur të fitojmë pasi motivimi ka qenë akoma dhe më i madh.

PËR NAGELMSAN – “Julian është një trajner shumë kërkues dhe kjo është diçka e mirë për një lojtar, është një motivim më shumë. Jam i lumtur që ai më ka ndihmuar të kaloj një ngërç psikologjik në fillm të sezonit. Shpresoj që në fund t’ja shpërblej me një trofe”.

CHAMPIONS-i – “Është një nga trofetë më të rëndësishëm për një klub dhe një futbollist. Do të ishte fantastike nëse do të shkojmë në finale, më pas do të ishte në dorën tonë për të matur forcat me kundërshtarin. Mendoj që në këtë sezon ka shumë skuadra favorite për të fituar në Europë”.

BOTËRORI NË KATAR – “Është një eveniment i madh dhe shumë i rëndësishëm. Sigurisht që do të jetë interesante për t’u parë se si do të shkojë pasi është hera e parë që luhet në një kohë të tillë. Jemi kualifikuar duke bërë një fazë të mirë eliminatoresh, Hansi Flik ka sjellë një mentalitet ndryshe. Skuadra është më shumë e motivuar dhe ky është një plus i madh për ne. Kupa e Botës është një ëndërr që kur isha një fëmijë. Duam me çdo kusht ta fitojmë atë për të ngjitur futbollin gjerman në majë. Jam i sigurt që do të shkojmë larg pasi në skuadër kemi lojtarë të cilët e kanë fituar trofeun më parë”.

PËR JETËN NË MYNIH – “Ndihem shumë mirë këtu, ashtu dhe familja ime. Mynihu është një qytet shumë i qetë. Sigurisht që do të kisha dashur që të ishte dhe pak më ngrohtë, por kjo nuk është problem pasi kam luajtur shumë kohë në Mançester ku gjatë gjithë vitit binte vetëm shi”.

Related posts

Barcelona kërkon ta transferojë, Griezmann i kundërpërgjigjet: Do t’i… (FOTO)

Q.Autor

E BUJSHME/ Pezullohet ankandi për shitjen e Vllaznisë, ja urdhri për Bashkinë e Shkodrës…

Delo.autor

Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora “PUSHTOJNË” botën e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment