Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË RROGOZHINË/ Stjuardët nuk mjaftojnë, tifozët e Egnatias godasin gjyqtarin Jorgji (VIDEO)

Skandal në stadiumin “Arena Egnatia”, teksa në ndeshjen Egnatia-Dinamo, e cila është në avantazhin e një goli të bluve të kryeqytetit, arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, goditet me sende nga tifozët e Egnatias.

I gjithë ky kontestim vjen nga kartoni i kuq i mbrojtësit të rrogozhinasve Gëzim Krasniqi që u ndëshkua vetëm pas 40 sekondave lojë dhe pas asaj rasti që Egnatia pretendoi për penallti ku Ali Samake ka prekur topin me dorë në zonë dhe Jorgji vijoi lojën.

Nuk mjaftuan as stjuardët për Jorgjin të cilin po e shoqëronin për në tunelin që shkon direkt në dhomat e zhveshjes.

Related posts

“ARRATISJA” E LOJTARIT NË FRANCË/ Douglas Costas dhe takimi me Neymar që ka zemëruar Juventusin

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË EUROPËS/ Dortmund arrin marrëveshjen me yllin e ri të futbollit gjerman…

Delo.autor

Franca shuan ëndërrën e Kroacisë, “Gjelat” në çatinë e botës

Isa.Autor

Leave a Comment