Sport Të tjera

“JAM NË DORËN E ZOTIT”/ Fituesi i Turit operacion në shtyllën kurrizore: 95% mundësi të isha i paralizuar

Çiklisti kolumbian Egen Bernal, 10 ditë pas aksidentit që pësoi teksa stërvitej në vendlindjen e tij, ka rrëfyer se jeta e tij ishte në rrezik. Ai rrezikonte të mbetej i paralizuar. “Kisha 95% mundësi që të mbetesha i paralizuar dhe të kaloja jetën në një karrige me rrota”, shprehet Bernal, fitues i Turit të Francës 2019 dhe Xhiros së Italisë vitin e kaluar.

“Natyrisht që rrezikoja të kisha vdekur pas atij aksidenti, ndaj falënderoj Zotin. Jam ende në terapi intensive, duke pritur një ndërhyrje tjetër kirurgjikale dhe jam në dorën e Zotit”, shkruan Bernal në rrjetet sociale. Mësohet se operacioni do të jetë në shtyllën kurrizore, e dëmtuar rëndë pas aksidentit që pati teksa stërvitej me skuadrën ne Kolumbi.

25-vjeçari i skuadrës Ineos, pësoi dëmtime të rënda pas aksidentit, si fraktura të femurit, 6 vertebra të thyera etj., dhe mbi të gjitha ekzistonte frika se mos mbetej i paralizuar. Tani gjërat po shkojnë disi më mirë edhe pse ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Egan.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ “Zonja e Vjetër” bën gati 20 milion euro yllin e Genoas, futen në garë…

Delo.autor

NAPOLI NUK BIND NË SULM/ Ancelotti tenton goditjen e madhe “in extremis”

Isa.Autor

KAOSI TEK MAN UNITED/ POGBA: Nuk po e kuptojmë ç’po ndodh, jemi në një gjëndje…

Isa.Autor

Leave a Comment