Futboll Seria A Sport

GODITJE E BUJSHME/ Vjen një argjentinas dhe ikën tjetri, me ardhjen e Dybala-s te Inter largohet… Lautaro

Që Interi me mbylljen e merkatos nuk është ndalur me objektivat e tij për të përforcuar organikën, kjo është pak të thuhet.

Si gjithmonë Bepe Marota ndjek çdo pistë që u leverdis zikaltërve, por Paulo Dibala është prej kohësh një emër që vërtitet në mendjen e administratorit të deleguar.

Ndërsa kontrata e argjentinasit me Juventusin skadon në qershor dhe ende nuk ka rinovuar, marrëdhënia e mirë e 28-vjeçarit me Marotën e bën të lidhet gjithmonë me Interin për më tepër që mund të transferohet me parametër zero, raste që drejtuesi zikaltër rrallë i lë pa shfrytëzuar.

Por tek Interi e dinë mirë se në rast të mbërritjes së tij, dikush do të sakrifikohet dhe bëhet fjalë për Lautaro Martinezin.

Lideri i zikaltërve sapo ka rinovuar, por klubet që janë në ndjekje të tij janë të shumta dhe një largim i tij nga Milano në rast të mbërritjes së Dibalës, do të ishte një skenar që nuk përjashtohet, aq më tepër që të ardhurat që mund të vijnë nga shitja e sulmuesit do të mbushin arkat zikaltër, të cilat kanë nevojë më shumë se kurrë për para.

Related posts

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Manchester United mposht me përmbysje West Ham falë dyshes Ronaldo-Lingfard

Delo.autor

ZYRTARE/ Milan blen përfundimisht Ante Rebiç, kontratë deri më…

Delo.autor

VIDEO/ Lyon kalon në avantazh kundër Lille

Q.Autor

Leave a Comment