Futboll Shqipëri Sport

ZGJEDHJET NË FSHF/ Ceferin mbërrin në Tiranë, zbulohet axhenda e kreut të qeverisë së futbollit europian

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur ditën e sotme për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë së futbollit europian do të zhvillojë një takim në orën 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të pritet në takim nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ku do të diskutohet për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së, kontestimet e shumta në lidhje me këtë proces, problematikat me shoqatat, bojkotimet e shumë anëtarëve si dhe për kallëzimet penale nga shoqatat anëtare të futbollit në vend.

Gjithashtu, në takim do të diskutohet edhe në lidhje me organizimin e finales historike të UEFA Europa Conference League në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, pasi kërkohet një bashkëpunim i pushtetit qendror dhe vendor për të organizuar një event të tillë.

AXHENDA – Aleksandër Ceferin ka mbërritur në orën 12:30 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërkohë në orën 13:00 do të pritet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për të drekuar.

Më pas në orën 15:00 është planifikuar takimi me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë dhe më pas presidenti i UEFA-s do të vizitojë zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qëndrimi i Ceferinit në Tiranë do të zgjasë rreth 5 orë e gjysmë, ndërsa në orën 18:00 ai do të largohet nga Shqipëria.

12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”

13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka

15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama

16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit

18:00 – Largimi nga Shqipëria

Related posts

PAS INCIDENTIT NË AUSTRALI/ Rrëfehet Djokovic: Mbeta i zhgënjyer nga kolegët, për Nadal…

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ibrahimovic kthen në gol një penallti të fituar nga Bennacer (VIDEO)

Delo.autor

Njihuni me përbërësit e suksesit të trajnerit Gattuso

Sadik.Autor

Leave a Comment