Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Shifrat flasin për një ekip apatik, Kupa mbetet shpëtimi i vetëm i Dinamos

Treguesit e dy fazave të para të kampi onatit e ngelin në klasë Dinamon, aktualisht në vend të 7-të të renditjes. Në 18 ndeshje kampionati, blutë kanë grumbulluar vetëm 19 pikë, pra kanë një mesatare prej 1 pike për ndeshje.

Një ecuri që e mban skuadrën e trajnerit Bledi Shkëmbi në zonën e poshtme, shumë afër atyre që rrezikojnë rënien nga kategoria. Diferenca me vendin e katërt në kampionat është 11 pikë dhe pavarësisht se janë edhe dy faza të tjera për t’u luajtur dhe në futboll gjithçka ndodh, duket e pamundur që Dinamo të ngjitet në këtë vend. Blutë kanë vetëm 4 fitore (2 ndaj Kastriotit) në 18 ndeshje, 7 barazime dhe po kaq humbje. Vetëm një mrekulli mund t’i çojë ata në Europë nga kampionati.

GOLAT – Por nuk janë vetëm pikët që i mungojnë kësaj Dinamoje, në jo pak ndeshje loja e saj ka çaluar për arsye të ndryshme si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Blutë kanë shënuar vetëm 12 gola në 18 javë, duke pasur kështu sulmin më të dobët të kampionatit bashkë me Kastriotin.

Edhe Egnatia dhe Skënderbeu, që janë më poshtë në renditje, kanë shënuar më shumë (13 gola). Skuadra e Shkëmbit ka gjithashtu një shpërndarje shumë të kufizuar të golave: 6 herë ka realizuar kapiteni Ibraimi, pra gjysmat e golave, 3 herë Çinedu, 1 herë Imami dhe 1 herë Skuka (i larguar te Partizani), ndërsa 1 herë ka qenë autogol (ndaj Laçit).

Tirana e vendit të parë ka shënuar në këto 2 faza 33 gola, plot 21 më shumë se Dinamo. Diferenca është e jashtëzakonshme. Në anën tjetër, blutë edhe kanë pësuar shumë, 23 gola. Më shumë se ata kanë pësuar vetëm Teuta, Egnatia dhe Kastrioti.

KUPA – Në këtë situatë, sezonin e Dinamos do ta shpëtonte vetëm Kupa e Shqipërisë, fitimi i së cilës është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Këtu ecuria është pak më e mirë, me 2 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në 5 ndeshje të luajtura.

Dinamo ka eliminuar Erzenin dhe Tiranën, me nga 1 fitore dhe 1 humbje, ndërkohë që ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Partizanit dhe kualifikimi mbetet i hapur. Deri në ndeshjen e kthimit blutë duhet të sistemojnë disa gjëra patjetër, sepse në të kundërt do t’i lanin duart edhe me këtë kompeticion.

Edhe në Kupë, 3 nga 5 golat e shënuar nga Dinamoja mbajnë firmën e kapitenit Agim Ibraimi. Për hir të së vërtetës, loja gjatë ndeshjeve të 2022-shit është përmirësuar disi, skuadra është më kompakte, por ato që vlejnë janë rezultatet. Koha tani sa vjen dhe limitohet.

Related posts

HUMBI NDAJ BETIS/ Por Oblak i mohon golin e sigurt me një pritje fantastike (VIDEO))

Delo.autor

Marcelo tallet me Ronaldo-n: Çfarë të kanë bërë aty poshtë|!

Sadik.Autor

Massimiliano Allegri zbulon të ardhmen në fund të sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment