Futboll Sport

MERKATO E BUJSHME/ Sulmuesi i Juventusit i bindur nga Xavi, i vetofrohet Barcelonës për në verë

Alvaro Morata ishte sulmuesi i përzgjedhur nga trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, për merkaton e dimrit.

Sulmuesi i Juventusit i përshtatej karakteristikave të lojtarit që dëshironte Ksavi, por pengesat nga italianët bënë që marrëveshja të mos konkretizohej. Madje, agjenti i sulmuesit foli dhe me Atletikon e Madridit pa mundur të gjejë një marrëveshje.

Ndërkohë, sipas “Sport”, Morata i ka shfaqur dëshirën e vet Barcelonës për t’iu bashkuar këtij ekipi në merkaton e verës. Morata është i bindur në projektin e Ksavit dhe dëshiron të jetë pjesë e tij. Gjithnjë sipas “Sport”, për spanjollin flitet për një kontratë të ngjashme me atë të Obamejangut, pra deri në vitin 2025.

Related posts

“FITUAM NË NJË FUSHË TË VËSHTIRË”/ Flet sulmuesi Manaj: Ndeshje e rëndësishme me Turqinë, mendoj se…

Delo.autor

Luajnë pa tifozët/ Mesfushori Trashi sheh përpara: Ekipi pa bujë, por premton sukses

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Guardiola: Trajner në Përfaqësuese? Më intrigon ideja

Sadik.Autor

Leave a Comment