Futboll Seria A

Sabatini flet për merkaton e Interit, tregon vendimin për Joao Marion

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, ka thënë se janë duke e vëzhguar Ramiresin dhe Alex Teixeiran, ndërsa nuk duan ta largojnë Joao Mario.

Ish-shefi i Romës, Sabatini, është kontakt me klubin kinez, pasi ai punon për të dyja palët edhe për Interin edhe për Jiangsu Suning.

“Jemi në kontakt me trajnerin për t’i bërë disa lëvizje në janar”.

“Jemi duke e vëzhguar situatën e Ramires dhe Teixeira, por mbetet kohë që të definohet situata”.

Ai po ashtu ka folur edhe për Joao Marion, i cili është i lidhur me një largim që në janar.

“Ka nga ata lojtarë që duan ta fitojnë një vend në Kupën e Botës, Joao ka këtë problem, pasi luan pak . Nuk duam ta humbasin, që kështu Luciano Spalletti, do të punojë  më shumë me të”.

Ai po ashtu e ka përjashtuar një ndërrim me yllin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore dhe atë të Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.

“Ai është lojtar i yni dhe nuk duam ta humbasim”, ka thënë Sabatini. 

 

Related posts

AKORDI ARNAULT-MILAN/ Rikthehen polemikat nga financa, projekti nis nga Guardiola dhe Mbappe

Delo.autor

VIDEO/ Bayern në kolaps, Hoffenheim dyfishon shifrat me një supergol

Q.Autor

SKANDALI/ PËRDHUNOI MINORENEN: Ja kur pritet të kthehet në fushë lojtari i njohur

Isa.Autor

Leave a Comment