Futboll Seria A Sport

ALLEGRI KËRKON PËRFORCIME NË MERKATO/ Juventus bën skonto për Moratën dhe pret blerjen e mbrojtësit…

Ndërsa Alvaro Morata po pret fundin e sezonit që të largohet nga Juvja dhe të luajë të gjitha kartat për t’iu bashkuar Ksavi Hernandezit te Barça, dje nga Spanja ka ardhur bomba e madhe.

Sipas uebsajtit “Todofichajes.com”, trajneri Masimiliano Alegri u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të nisin punën me Atletikon për blerjen definitive të Moratës, ndonëse jo në shifrën e kërkuar nga “Colchoneros” prej 35 milionë eurosh.

Ideja është ajo që torinezët të shpenzojnë maksimumi 18 milionë për kartonin e Alvaros, përndryshe do të mund të kthehet në bazë.

Nga ana tjetër, dje në Itali, media në kor pranon se bardhezinjtë janë pranë blerjes së Andrea Kambiasos.

Mbrojtësi i majtë i Xhenoas është zbulimi i këtij sezoni dhe Juvja ka gati akordin.

Related posts

Arsenali dëshiron të rrëmbej nga Napoli yllin 26-vjeçar

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Faji i pandemisë dhe kalendarit, trofeu më i vjetër në botë ndryshon formatin!

Delo.autor

RONALDO NË VERSIONIN “ULTRAS” TË REALIT/ Ja si e festoi CR7 golin e Vinícius (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment