Futboll Sport

SENEGALI TRIUMFOI NË KUPËN E AFRIKËS/ Sulmuesi i Liverpool: Më vjen keq për Salah, jemi shumë krenarë

Një moment krenarie që Sadio Mane nuk do të harrojë kurrë. Sulmuesi i Senegalit, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut, ka meritën e madhe që nuk u demoralizua edhe pse humbi penallti që në minutën e katërt.

“Jam shumë krenar. Është një moment i pabesueshëm për të gjithë vendin tonë”, tha ylli i Liverpulit, i cili shkoi të ngushëllonte edhe shokun e klubit, Salah, i cili mbeti në lot dhe nuk pati fatin të godiste penalltinë për Egjiptin, duke qenë i pesti në radhë:

“Më vjen keq për Salahun. E di se si ndihet.

Është një zhgënjim i madh për të dhe shkova ta ngushëlloja”, tha sulmuesi i “Reds”-ave, i cili do të luajë përkrah Salahut të enjten kundër Lestërit në Premier Ligë

 

Related posts

E BUJSHME/ Shkëlqeu sezonin e fundit në Austri, Juventusi gati të pranojë ofertën e klubit të MLS për Vrionin

F.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Dy penallti të gabuara dhe një karton i kuq, Fiorentina shmang humbjen me 10 lojtarë

Delo.autor

Barcelona, Coutinho: Vetëm 1 muaj pas transferimit, do të shijoj një finale

Q.Autor

Leave a Comment