Sport

ATLETIKË/ Luiza Gega triumfon në turneun e sallave të mbyllura në Francë

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën e 3000 metrave të zhvilluar në Mitingun e Miramas (Francë), një turne i sallave të mbyllura. Gega dha kohën 8’50”08”, kohë që ështrë rekord për këtë turne.

Një garë e dominuar nga atletja shqiptare, që la pas rivalet e saj (britanikja Fry mbërrii në finish e dyta, me 8 sekonda vonesë). Gega vijon kështu paraqitjet e mira në pistë, teksa dy javë më parë u rendit e dyta në turneun e Manchesterit.

Në këtë garë morën pjesë 16 atlete, por Luiza Gega diktoi në pistë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Atletja shqiptare përgatitet për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura, që zhvillohet pas nëj muaji.

Related posts

ISH-PRESIDENTI I BARCELONËS/ Akuza e Sandro Rosell: Është shumë e dhimbshme të qendroj…

Delo.autor

Ndeshja e lamtumirës së Pirlos: Do të jetë një paradë yjesh

Sadik.Autor

TELASHE PËR KAMPIONËT SPANJOLLË/ Ylli i Barçës “i bashkohet” Messit në infermieri

Isa.Autor

Leave a Comment