Futboll Sport

PAMJET/ Sherri Lautaro-Teo Hernandez, dy lojtarët rrezikojnë skualifikim

Derbi i Milanos gjithmonë prodhon polemika. Inter-Milan kishte gjithçka brenda: gola, përmbysje, incidente dhe kartonë të kuq. Te këta dy të fundit do të fokusohemi pasi një incident në fund të ndeshjesu shpëtoi kamerave të televizioneve

Mbrojtësi i Milanit, Teo Hernandez, doli nga fusha e lojës me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Dumfrisit. Në momentin që francezi po dilte nga fusha e lojës, sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez,iu kthye keq me fjalë dhe madje e pështyu kur Teo po shkonte në tunel.

NGJARJA – Pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit Guida, Teo Hernandez dhe Lautaro Martinez u bënë protagonistë të një përballjeje dhe shkëmbimi mendimesh mjaft të zjarrta. Pasi u përjashtua nga arbitri dhe u largua nga fusha, mbrojtësi francez tundi kokën drejt tribunës, duke treguar veshin e më pas mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes.

Gjesti nuk i shpëtoi argjentinasit, i cili vrapoi drejt parmakut duke u grindur kundër lojtarit Milanit. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tifozët e Milanit akuzojnë “Demin” se ka pështyrë rivalin, i cili kur u rikthye në fushë për të festuar fitoren i dha jetë një konfrontimi ballë për ballë para se të ndaheshin nga protagonistët e tjerë të garës.

Nga ana tjetër, ekzistojnë video të tjera që duket se tregojnë se Lautaro po kundërshton kundërshtarin por absolutisht nuk pështyn. Imazhet që qarkullojnë prej orësh në rrjetet sociale dhe gjallërojnë debatin mes fansave.

Pamjet në fjalë, siç u përmend, nuk sqarojnë absolutisht dinamikën e saktë të incidentit, megjithatë ato mund të përfundojnë duke u shqyrtuar nga drejtësia sportive për një masë të mundshme disiplinore për të dy lojtarët: Teo Hernandaz për provokim dhe Lautaro Martinez për reagim.

Në Milano, në të dyja kampet, pritet me padurim vendimi i gjyqtarit sportiv. Gjithashtu, sepse në pasndeshjen thuhet të ketë pasur edhe episode të tjera tensioni që kanë ndodhur në dhomat e zhveshjes.

 

Related posts

STATISTIKAT/ Lewandowski kërkon rekordin e Heynckes, Bayern sprintieri i kampionatit

Delo.autor

MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin…

Delo.autor

LIVE/ Champions, Grupi D: Mbyllen pjesët e para, spektakël në Turqi, ja rezultatet

Isa.Autor

Leave a Comment