Futboll Sport

REALIZOI GOL ME PENALLTI PËR SPECIAN/ Mediat italiane jehonë Rei Manajt: Luftëtar! Fiton…

Specia mbrëmjen e djeshme ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Salernitanës në Salerno.

Protagonist ka qenë dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili ka realizuar gol me penallti në minutën e 12′ duke barazuar përkohësisht ndeshjen në 1-1.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë paraqitjes së sulmuesit lushnjar me skuadrën nga Liguria ku e kanë vlerësuar me nota relativisht të mira.

NOTAT E MEDIAVE ITALIANE –

“Gazzetta dello Sport”, Nota: 6,5 – “Me atë Facio mund të bënte edhe më shumë.”

“Corriere dello Sport”, Nota: 6 – “Ndihet i kthjellët nga pika e bardhë e penalltisë dhe mund të vazhdojë kështu.”

“Tutto Sport”, Nota: 6 – “Luftëtar, çan mbrojtjen e Salernitanës me forcë fizike.”

“Il Secolo XIX”, Nota: 6,5: “Lëviz si një qendërsulmues dhe tregon shumë personalitet.”

“Tutto Mercato Web”, Nota 7: “Tani është një titullar i Specias, sonte shënon penalltinë e parë sezonale dhe fiton 11-metërshin e dytë. Në pjesën e dytë nuk dorëzohet kurrë dhe provon me të gjitha mënyrat për të realizuar golin e dytë personal. Keqardhje sepse kishte dhënë gjithçka për të realizuar dopietë.”

Related posts

NGA LOPËT NË FSHAT, TE BARCELONA/ Prezantohet trajneri i ri: As në ëndërr s’e kisha imagjinuar

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Super golit të Uzunit, i përgjigjet MUZAKA (Video)

Isa.Autor

MIQËSORE/ Super aksion nga Barcelona, Coutinho shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment