Futboll Sport

ZYRTARE/ Ka qenë pjesë edhe si futbollist, ish-trajneri i Kombëtares U-19 emërohet në krye të skuadrës së…

Arjan Bellaj është trajner i ri i skuadrës së Kallamatës në Greqi.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ishte si asistent i ekipit të Kallamatës, por me dorëheqjen e trajnerit Nikos Anastopulos, klubi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ka njoftuar se në dy ndeshjet e saj në shtëpi ndaj Rodosit dhe AEK-ut B trajner i skuadrës do të jetë pikërisht Arjan Bellaj.

Kallamata, militon në kategorinë e dytë greke teksa në grupin e jugut renditet në vendin e katërt me 27 pikë të grumbulluara. Bellaj më parë ka qenë trajner i Kombëtares shqiptare U-19, Apollon Larisa dhe i Luftëtarit.

Vlen të theksohet se 51-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Kallamatës edhe si futbollist gjatë viteve 1994-1996.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA ndryshon rregullat për finalen e Championsit dhe të Europa League

Delo.autor

Bruno Telushi nuk duron dhe hidhet në kundërsulm

Sadik.Autor

Argjentinasi, krenar për interesimin e Real dhe Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment