Futboll Sport

SUPERIORE/ Formacioni më i mirë dhe më i dobët, ja futbollistët që spikatën në javën e 19-të…

Java e 19-të e Kategorisë Superiore uli siparin teksa i lë vendin statistikave.  “Panorama Sport” ka skicuar formacionin më të mirë dhe të dobët të javës që sapo lamë pas.

0-Në javën e 19-të katër ishin ekipet që nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës, Dinamo, Teuta, Vllaznia dhe Egnatia. Në këtë javë nuk u regjistrua asnjë barazim.

11- Me golin e shënuar ndaj Skënderbeut, Taulant Seferi i Tiranës, kryeson listën e golashënuesve të Superiores me 11 gola. Pas tij vjen Saliu Guindo i Laçit me 10 gola.

9- Në javën e parë të fazës së tretë u shënuan 14 gola duke e çuar në 218 në total numrin e golave të shënuar në 95 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat. Deri tani kemi një mesatare 2.29 gola për ndeshje ose 11.47 gola për javë.

27- Në javën e 19-të të Superiores kemi një rritje të numrit të kartonëve të verdhë. Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat gjyqtarët e kanë nxjerrë 27 herë kartonin e verdhë nga xhepi, ku një ka shkuar edhe për trajnerin e Vllaznisë, Tomas Brdariç për protesta. Në këtë javë u dha edhe një karton i kuq, për Asion Dajën e Teutës.

Related posts

NDRYSHIME NË KOMBËTARE PËR DY SFIDAT E QERSHORIT/ Trajneri Reja humbet 3 lojtarë, ja emrat

Delo.autor

“ËSHTË E PAPRANUESHME DHE FALSE”/ Leonardo përgënjeshtron gjithçka mbi kontratën e Messit me PSG-në

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester Unitedit

Delo.autor

Leave a Comment