Futboll Sport

ZYRTARE/ Iku nga Partizani, Ergys Kaçe rikthehet në Greqi te klubi i Ligës së Dytë

Ergys Kaçe është lojtari i ri i skuadrës së Verias, ekip që militon në Ligën e Dytë greke.

Mesfushori i cili u largua nga Partizani ka firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit me skuadrën helene.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Verias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit shqiptar.

Më parë Kaçe përveç Partizanit është aktivizuar edhe me fanellat e Arisit të Selanikut, PAOK-ut, AE Larisa, Panathinaikos, Viktoria Plzen.

Related posts

ZYRTARE/ Solomon vendos të ardhmen, ish-sulmuesi i Partizanit bashkohet me Lorenc Trashin

Delo.autor

FINALJA ANGLI-ITALI/ Tigri siberian parashikon kampionen e Europës, ja kush do të triumfojë (VIDEO)

Delo.autor

SËRISH DYLUFTIM KHABIB-MCGREGOR?/ Agjenti zbulon planet e rusit

Isa.Autor

Leave a Comment