Futboll

Sevilla eliminon Unitedin e Mourinhos nga Liga e Kampionëve

Sevilla ka shënuar fitore 1:2 në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit, për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Skuadra spanjolle, Sevilla ka bërë befasinë më të madhe në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Manchester Unitedin.

Skuadra e Mourinhos kishte arritur të barazonte 0:0 në udhëtim, por u mposht në stadimin e vet 1:2 nga spanjollët.

Të dy golat për mysafirët i shënoi ben Yedder, ndërsa golin e vetëm për Unitedin e shënoi Romelu Lukaku, që nuk ishte i mjaftueshëm.

Sevilla kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Romës.

Related posts

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Q.Autor

DERBI KUNDËR TORINOS/ Sarri konfirmon mungesën e rëndësishme

Delo.autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Louis van Gaal injoron : Të dyja skuadrat angleze janë më të mira se…

Delo.autor

Leave a Comment