Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-sulmuesi i Manchester United: Juventus-i më dëshironte, ja përse nuk e pranova

Entoni Marsial u largua nga Mançester Junajtidi në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe tani është pjesë e Seviljes. Francezi ka pranuar se zërat për një kalim te Juventusi e Barcelona kanë qenë të vërteta, por ai zgjodhi andaluzët për një arsye shumë të rëndësishme.

“Juve e tentoi për shumë ditë blerjen time, kjo është e vërtetë, por duke folur me menaxherin tim i thashë se preferoja Seviljen e cila m’u duk si alternativa më e mirë për mua dhe për familjen.

Kur i them diçka dikujt, nuk ndryshoj. Unë e respektoj fjalën e dhënë gjithmonë. E dija se duhet të luaja dhe minutazhi është gjëja më e rëndësishme për mua. Sevilja është një klub i mirë, një klub familjar. Për mua ishte vendimi i duhur”, ka zbuluar sulmuesi francez Entoni Marsial

Related posts

NAPOLI-MILAN/ Përfundon sfida spektakolare, Napoli fiton me “Show” në fushë

Isa.Autor

TOTTI NË NDJEKJE TË MIUT/ Legjenda e Romës me fshesë në dorë në përpjekje për t’a larguar (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment