Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Dy mungesa, Kastrioti duhet të ribëjë mbrojtje

Kastrioti do të luajë të dielën një transfertë delikate me Kukësin, ndeshje e cila do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Nga krutanët kjo është cilësuar si një sfidë delikate dhe e vështirë për shumë arsye dhe një ndër to është edhe fakti që verilindorët i kanë mposhtur krutanët në dy përballjet e mëparshme.

Për këtë sfidë krutanët kanë edhe mungesa dhe një ndër to do të jetë edhe ajo e kapitenit Sokol Neziri, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa edhe mbrojtësi tjetër Adolf Selmani, ndonëse që në fillim të javës i është bashkuar skuadrës në stërvitje, ende nuk është në 100%-shin e tij dhe pritet që rikthimi i tij në fushë të jetë në ndeshjet e ardhshme.

Krutanët në këtë nisje të gjysmës së dytë të sezonit kanë treguar tjetër nivel, grintë e dëshirë, duke arritur që në katër ndeshjet e zhvilluara të grumbullonin 7 pikë.

Kanë fituar dy takime, kanë barazuar një sfidë si dhe kanë humbur me Vllazninë në një sfidë shumë të diskutueshme, ku gjyqtari ka ndikuar në rezultat.

Krutanët janë një nga ekipet që kanë marrë më shumë pikë. Besimi në skuadër është rikthyer më fuqishëm se kurrë, ndaj besohet se edhe ndaj verilindorëve, pavarësisht mungesave, të synohet në rezultat pozitiv.

Related posts

Eleminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Sadik.Autor

VIDEO/ Portieri bën të pamundurën, qëllon me top kameran sipër stadiumit

Q.Autor

Guri në kërkim të golit: Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare, duhet që…

Isa.Autor

Leave a Comment